Lajme

COVID-19/ Bangladeshi shtyn kufizimin e lëvizjeve deri më 5 gusht


Autoritetet në Bangladesh, të enjten vendosi të zgjasë masat e rrepta deri në 5 gusht, për të kontrolluar kështu përhapjen e COVID-19.

Kufizimet do të hyjnë në fuqi në orën 8.00 të mëngjesit (me orën lokale) më 23 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 5 gusht në mesnatë.

Ministri i Shtetit për Administratën Publike, Farhad Hossain, tha se ky bllokim do të jetë më i rreptë se ai i vendosur herën e kaluar. Gjithashtu shtoi se ky kufizim do të jetë më i rreptë se ai i vendosur herën e fundit.

Policia, Garda Kufitare Para-ushtarake e Bangladeshit dhe Ushtria do të ndjekë rregulla të rreptë në rrugë.

“Zyrat, gjykatat, fabrikat e veshjeve dhe të gjitha industritë e tjera të orientuara drejt eksportit, do të qëndrojnë të mbyllura. Kufizime të rrepta do të mbeten si më parë”, citoi Hossain.

I pyetur nëse kishte ndonjë plan për të lehtësuar bllokimin për ata që shkuan në shtëpi për Bajramin, ai u përgjigj negativisht.

“Jo, ata që u kthyen në shtëpitë e tyre nuk mund të kthehen në qytet para datës 5 gusht. Ne e kemi bërë të qartë edhe më herët”.

Më 13 korrik, qeveria vendosi të lehtësojë kufizimet e bllokimit në vend për tetë ditë për shkak të Eid-ul-Azha.

Kufizimet e bllokimit u hoqën një ditë më vonë. Bangladeshi raportoi 7 mijë 614 raste të reja COVID-19 dhe 173 vdekje të tjera të Mërkurën, duke e çuar numrin e viktimave në 18 mijë e 498, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore (DGHS).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore