Lajme

“Corriere della Sera” në grevë dy ditore, shkak mosplotësimi i kërkesave


Asambleja e gazetarëve të “Corriere della Sera” ka hedhur poshtë hipotezat e një marrëveshjeje të arritur pas negociatave me kompaninë për të çuar përpara kërkesat e redaksive dhe pas shpalljes së një greve dyditore.

Një grevë që ishte vendosur unanimisht përballë përkeqësimit të përsëritur të marrëdhënieve sindikaliste.

Pas disa muajsh konfrontimesh, “Corriere” shkruan se, kompania nuk i kishte dhënë përgjigje kërkesave të tyre.

Konkretisht: rinovimi i marrëveshjes së punës online nga shtëpia (smart working), bonusi i rezultatit dhe përditësimi profesional, i vënë në pikëpyetje pas më shumë se njëzet vitesh.

Kërkesat mbylleshin me një rimodelim të përditësimit profesional.

Megjithatë, përgjigjet që erdhën në përfundim të negociatave nuk e bindën asamblenë, e cila vendosi në sovranitetin e saj të konfirmojë grevën dyditore nga ora 00.01 e së premtes deri në mesnatën e së shtunës.

“Ne kemi negociuar me Komitetin Redaktues (CdR) që është organi i deleguar nga kuvendi për marrëdhëniet sindikale”, shkruan “Corriere”.

Ajo thekson se, botimi është në një moment transformimi të madh të rënduar nga rritja e kostos së lëndëve të para.

“Në një kohë si kjo do të ishte thelbësore të punohej së bashku me kontributin e energjive më të mira të redaksive”.

“Shpresojmë që lexuesit ta kuptojnë vendimin e marrë nga kuvendi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore