Përballje

Copa America: Brazili fiton ndaj Kolumbisë, Ekuadori dhe Peru ndajnë pikët


Faza e grupeve të edicionit të 47-të të “Copa America’, është duke vijuar në mënyrë fantastike për Brazilin.

Ata mposhtën rivalin më të fortë të Grupit B, Kolumbinë, në një ndeshje dramatike, kështu duke siguruar vendin e parë në këtë grup.

Kolumbia kaluan të parët në epërsi, pas një goli fantastik nga futbollisti i Porto-s, Luis Diaz, i cili shënoi golin më të bukur deri më tani në “Copa America”, duke u asistuar nga Juan Cuadrado.

Më tej, brazilianët ishin ata të cilët kontrolluan lojën, mirëpo për ta gjetur golin, ata vuajtën shumë.

Golin e barazimit, e gjetën vetëm në minutën e 78-të, me anë të futbollistit të Liverpool-it, Roberto Firmino, i cili shënoi më kokë, duke shfrytëzuar një reagim të dobët të portierit Ospina.

Dhe përmbysja erdhi krejt në fund të ndeshjes, ku në minutën e 10-të shtesë, futbollisti i Real Madrid-it, Casemiro, u gjend më së mirë në zonë, pas një harkimi nga këndi.

Brazili me këtë fitore, blindon vendin e parë të Grupit B, me nëntë pikë të grumbulluara në tri ndeshje, kurse pas tyre pozicionohet Kolumbia me katër pikë.

Në ndeshjen tjetër, Ekuadori dhe Peru, ndanë pikët duke barazuar me rezultat 2:2.

Ekuadori kaloi në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes, pas një autogoli të shënuar nga Tapia, më pas në sekondat e fundit të pjesës së parë, Preciado dyfishoi shifrat.

Pjesa e parë përfundoi 2:0 në favor të Ekuadorit, teksa qysh në fillim të pjesës së dytë, peruanët arritën të barazojnë rezultatin.

Lapadula në minutën e 49-të ngushtoi diferencën, më pas në të 54-tën, Carrillo barazoi shifrat në 2:2, rezultat me të cilin, përfundoi ndeshja.

Me këtë barazim, Ekuadori pozicionohet e treta në grup m katër pikë, derisa Peru renditet një vend më poshtë me dy pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore