Sport

Conte: Ne nuk jemi ekip, ka shumë lojtarë egoistë


Trajneri i Tottenham-it, Antonio Conte i cilësoi lojtarët e tij “egoistë” dhe se nuk luanin “për ekipin”.

Trajneri italian shpërtheu sërish pasi skuadra e tij humbi epërsinë me dy gola për të përfunduar barazimin 3-3 të shtunën kundër Southampton-it.

“Problemi është se ne kemi treguar se nuk jemi një ekip”, tha Conte në BBC. “Unë shoh 11 lojtarë, shoh lojtarë egoistë. Nuk shoh lojtarë që duan të ndihmojnë njëri-tjetrin, që luajnë me zemër”.

Conte, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit, kritikoi gjithashtu bordin e klubit.

“Historia e Tottenhamit është kjo. 20 vjet, pronari ka qenë këtu dhe ata nuk kanë fituar asgjë. Pse?” pyeti Conte, puna e të cilit mund të jetë edhe në rrezik për pjesën e mbetur të sezonit.

Momentalisht, Tottenham radhiten në pozitën e katërt me 49 pikë, një më pak se Manchester United, por me dy ndeshje më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore