Sport

Coman rinovon kontratën me Bayern-in


Kingsley Coman ka rinovuar kontratën me klubin e tij, Bayern Munich, deri në vitin 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi bavarez, të cilët njoftuan se Coman do të vazhdojë të jetë në Munich, të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme.

“Kingsley Coman ka zgjatur kontratën me FC Bayern, e cila fillimisht do të skadonte deri më 30 qershor 2023, deri në vitin 2027”.

“Ai shkroi histori me Bayernin kur shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve 2020 kundër Paris Saint-Germain”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Coman është pjesë e skuadrës bavareze që nga vera e vitit 2015, kur fillimisht u huazua nga Juventus-i për shumën e 7 milionë eurove, pastaj pas dy vjetësh u ble për 21 milionë euro.

Që nga ajo kohë, 25 vjeçari ka realizuar 157 paraqitje në të gjitha garat me klubin gjerman, prej të cilave ka realizuar 37 gola.

Ndërkaq, me Bayern-in, Coman ka fituar Ligën e Kampionëve, gjashtë herë Bundesligën dhe tre herë Kupën e Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore