Sport

Coman, i gatshëm të largohet nga Bayern për në Premier League


Liverpool dhe Chelsea po kërkojnë të transferojnë Kingsley Coman, pasi anësori i Francës pritet të largohet nga Bayern Munich, thotë gazeta “The Mirror”.

Dy skuadrat e Premier League ishin të interesuara për 25-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës, por u shtynë, pasi bavarezët kërkonin rreth 100 milionë euro.

Marrëveshja e Coman me Bayern zgjat deri në verën e vitit 2023, por ai tashmë ka folur për dëshirën e tij për t’u ndier më i vlerësuar në Allianz Arena

Duke luajtur për Paris Saint-Germain, Juventus dhe Bayern, tani duket se ai mund të transferohet në një klub të madh në Angli.

Ish -drejtori sportiv i Bayern, Christian Nerlinger, i ka thënë më parë BILD TV se ai mendon se anësori do të largohet nga Bayern para se t’i përfundojë kontrata me bavarezët.

Ai tani do të jetë jashtë deri në tetor për shkak të zbulimit të disa problemeve në zemer, e cila e detyroi të operohet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore