Radhitja

Çmimi i Madh i Britanisë/ Sainz shënon fitoren e parë në karrierë


Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone në Formula 1.

Kjo ishte hera e parë që Sainz fiton një garë në Formula 1.

Podiumi është plotësuar nga Perez në vend të dytë dhe Hamilton, që mori vendin e tretë.

Gara e 10-të nisi me një tronditje të madhe me pesë makina që u përfshinë në një aksident të frikshëm në nisje të garës, me pilotin e Alfa Romeo, Zhou që përfundoi me makinë të përmbysur jashtë murit mbrojtës.

Megjithatë, për fat të mirë kinezi shpëtoi pa dëmtime të rënda.

Pas konfirmimit të gjendjes së pilotit të Alfa Romeos, gara nisi sërish dhe në fund ishte Carlos Sainz ai që e mbylli i pari garën, i ndjekur nga Perez dhe Hamilton.

Ndërsa Verstappen ishte i pafat në Çmimin e Madh të Britanisë, pasi belgu pati problem me gomat dhe si rrjedhojë humbi shumë kohë dhe e mbylli këtë garë në vend të shtatë.

Charles Leclerc e mbylli këtë garë në vend të katërt, ndërsa Alonso u rendit pas pilotit të Ferrarit.

Ndërsa piloti me origjinë shqiptare i Ëilliams, Nicolas Latifi e mbylli Çmimin e Madh të Britanisë në vend të 12-të.

Me këtë fitore Carlos Sainz bëhet piloti i 112 i Formula 1 që fiton një garë, piloti i 40-të i Ferrarit që fiton një garë dhe piloti i dytë spanjoll pas Alonso-s që fiton një garë të F1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore