Aplikacione

Clubhouse shton masat


Për të parandaluar transmetimin e vendndodhjeve te serverat në Kinë, zhvilluesit e aplikacionit të bisedave audio, Clubhouse, kanë planifikuar të shtojnë një enkriptim shtesë.

The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, bën me dije se Observatori i Internetit në Stanford (SIO) ka konfirmuar se kompania me qendër në Shanghai, Agora Inc, e cila merret me software-ët e angazhimit në kohë reale, po ndihmon aplikacionin Clubhouse me infrastrukturën e tij.

Lidhur me të dhënat e përdoruesve, SIO ka zbuluar se numrat unik të ID-ve të tyre dhe ID-të e bisedave transmetohen në një tekst të thjeshtë. Kjo me gjasë do të bëj që Agora të ketë akses në audion e papërpunuar të Clubhouse-it.

SIO ka shkruar në platformën Twitter se aksesi mundëson që kushdo që vëzhgon trafikun e internetit, mund të përputhet me ID-të e dhomave të përbashkëta të bisedave dhe të shohë se kush po flet dhe me kë po flet.

Sipas The Verge, observatori e ka trajtuar si shqetësues këtë fenomen për Kinën kontinentale. Studjuesit e tij zbuluan se gjetën të dhëna të bisedave që transmetoheshin në serverat e Kinës, madje audiot po dërgoheshin nëpër serverat e menaxhuar nga njësitë kineze të shpërndara në të gjithë botën.

Duke qenë se kompania Agora është kineze, sipas faqes, hulumtuesit kanë supozuar se do të kërkohej prej saj ligjërisht të ndihmonte qeverinë për të gjetur dhe ruajtur mesazhet audio të cilat paraqesin një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Nga ana tjetër, kompania Agora  ka bër me dije përmes një email-i për The Verge, se nuk ka ruajtur të dhëna audio të përdoruesve të aplikacionit Clubhouse, përveç të dhënave që shërbejnë për monitorimin e cilësisë së rrjetit dhe se për aq kohë sa audio-t ruhen në servera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria kineze nuk mund të jetë në gjendje t’i përforë ato të dhëna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore