Pajisje

Cili tablet është më i mirë Galaxy Tab S9 Ultra apo iPad Pro?


Samsung në korrik prezantoi, Galaxy Tab S9 Ultra 14.6 inç. Ky është tableti më i mirë dhe më i madhi i Samsung deri më tani, kështu që menduam të shihnim se si krahasohet me iPad Pro 12.9 inç.

Tab S9 Ultra është dukshëm më i madh se iPad Pro, dhe ka një ekran mbresëlënës OLED. Apple po përdor mini-LED për iPad Pro por supozohet se do të kalojë në OLED.

Ekziston një sensor i gjurmës së gishtit nën ekran që plotësohet nga sensori për njohjen e fytyrës por njohja e fytyrës e Samsung nuk mund të krahasohet ende me Face ID në iPad Pro‌.

Nuk ka Apple Pencil, por tabletët e Samsung përdorin S-Pen, i cili është i pasur me karakteristika dhe përfshihet në çmim.

Bateria zgjat rreth tetë orë dhe mbështet një kartë microSD, gjë që nuk ka asnjë produkt Apple.

Është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit IP68, që është një vlerësim më i lartë se sa iPad-ët.

Altoparlantët nuk janë aq të mirë sa altoparlantët në iPad Pro, dhe në përgjithësi, Android në një tabletë nuk ka butësinë e iPadOS në një iPad.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore