Rajoni

Cilët fëmijë do të marrin shtetësinë greke/Kushtet


Rregjistrimi i fёmijёs nё klasё tё parё sё bashku me qёndrimin pesё vjeçar tё njё prej prindёrve pёrpara lindjes sё fёmijёs janё ndryshimet e reja nё projektligjin për përfitimin e shtetёsisё në Greqi.

Nё bazё tё shqyrtimeve qё po bёhen nё projektligj, nё rast se fёmija do tё lind pёrpara se prindi tё mbyll qёndrimin pesё vjeçar nё vend, shtetёsia do tё merret kur prindi të pёrmbushё dhjetё vite qёndrimi.

Nё ligjin e ri, kryesore do tё jetё qё fёmija tё jetё i rregjistruar nё shkollё dhe njё prej prindёrve tё ketё mbushur pesё vitet e qёndrimit.

Po ashtu, fёmija e merr shtetёsinё dhe kur njё prej prindёrve ka leje qёndrimi tё pёrhershme.

Ligji i mёparshёm vlerёsonte marrjen e shtetёsisё tё fёmijёs nё momentin e lindjes së fëmijës. Tё dy prindёrit duhet të pёrmbushnin qёndrimin pesё vjeçar nё vend.

Ndёrkohё, mёnyrat e tjera tё pёrfitimit tё shtetёsisё kanё mbetur tё pandryshueshme. Fëmijët që kanë një diplomë të shkollës së mesme dhe janë të diplomuar në AEI-TEI. Fëmijë që kanë përfunduar arsimin e detyruar nëntëvjeçar, siç përcaktohet nga Kushtetuta Greke ose kanë përfunduar shkollën e mesme dhe liceun në Greqi do tё vazhdojnё tё marrin shtetёsinё si mё parё.

Qëllimi kryesor i projektligjit nën shqyrtim, është që fëmijët e emigrantëve të marrin shtetësinë derisa janë ende fëmijë. Në këtë moshë, sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme mund tё formohet një vetëdije shoqërore si pasojë e identitet kombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore