Gatimi

Cilat janë dobitë e fasuleve?


Lloje te ndryshme te fasuleve

Edhe pse prej kohësh flitet se konsumimi i fasuleve i bën mirë shëndetit, sot kësaj perime i kushtohet edhe më shumë vëmendje për shkak të informacioneve të reja që sjellin shkencëtarët. Fasulet kanë vlerë të jashtëzakonshme energjetike dhe përmbajnë pothuajse të gjitha aminoacidet thelbësore.

Pse janë të mira fasulet për shëndetin?

Shkencëtarët zbulojnë se një dietë e pasur me fasule mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Udhëzimet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 2005 për ushqim të shëndetshëm rekomandojnë një dozë ditore prej tre filxhanësh fasule në javë.

Fasulet kanë vlerë të jashtëzakonshme energjetike dhe përmbajnë pothuajse të gjitha aminoacidet thelbësore. Përveç kësaj, ato përmbajnë lecithin, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium.

Janë një burim i shkëlqyer i proteinave, dhe ndryshe nga burimet e tjera, fasulet janë të ulëta në yndyrë dhe nuk përmbajnë kolesterol të ngopur. Nga vitaminat, është një burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminave B6, K, riboflavinës (B2) dhe B3.

Asortimenti i fitokimikateve që gjenden në fasule mbron qelizat e kancerit dhe ngadalëson rritjen e tumoreve.

Studiuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit raportuan se gratë që hanin fasule të paktën dy herë në javë kishin 24 përqind më pak gjasa të zhvillonin kancerin e gjirit, sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2, presionin e lartë të gjakut dhe kancerin e zorrës së trashë.

Çfarë i bën fasulet kaq të shëndetshme?

Fasulet janë një burim i mirë i proteinave, dhe ndryshe nga burimet e tjera, ato janë të ulëta në yndyrë dhe nuk përmbajnë yndyra të ngopura dhe kolesterol.

Një racion fasule siguron 20 përqind të nevojave ditore për fibra.

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që hanë fasule marrin më shumë nga këto lëndë ushqyese kryesore sesa njerëzit që nuk konsumojnë fasule.

Cilat lloje të fasuleve janë më të shëndetshmet?

Shkencëtarët nga universiteti shtetëror në shtetin amerikan të Kolorados testuan gjashtë lloje të zakonshme fasulesh që mund të gjenden në treg dhe matën sasinë e antioksidantëve në secilën prej tyre.

Testimi tregoi se fasulet e kuqe, shumëngjyrëshe dhe blu të errët kishin deri në dhjetë herë më shumë antioksidantë dhe substanca të tjera medicinale sesa fasulet e bardha dhe të verdha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore