Sport

Cilat janë 50 markat sportive që vlejnë më shumë?


Kompania ndërkombëtare e mediave në industrinë e sportit “SportsPro”, nëpërmjet “SponsorPulse”, ka përpiluar një listë me 50 markat më të vlefshme në botën e sportit për vitin 2021.

Në vitin e saj të dytë, renditja e markave sportive ka përfshirë ligat, ekipet, organet drejtuese dhe ngjarjet kryesore. Ndër faktorët që kanë përcaktuar renditjen e markave janë: ndërveprimi, konsiderata e blerjes, preferenca etj.

“SponsorPulse” ka kryer sondazhe me mbi 30 mijë persona çdo muaj. Ajo studion perceptimin e tifozëve, sjelljet dhe markat që u shkaktojnë emocione. Në total janë 185 marka, për të cilat kanë votuar mbi 250 mijë persona të grupmoshës nga 13 deri në 64 vjeç.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar, futbolli kryeson listën, me Kupën e Botës dhe mbetet ndër sportet me preferencën më të madhe.

Lista e ngushtë:

1-Kupa e Botës, futboll

2-Lojërat Olimpike Verore – sporte të përziera

3-NBA, basketboll

4-Real Madrid, futboll

5-Barcelona, futboll

6-Champions League, futboll

7-Kampionati Evropian UEFA, futboll

8-Liverpool, futboll

9-Premier League, futboll

10-Manchester United, futboll

Lista e plotë, kliko këtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore