Sport

Cilat do të jenë mungesat e Santos kundër Shqipërisë


Të shtunën mediat polake konfirmuan se Kacper Kozłowski nuk do të ishte me skuadrën kundër Shqipërisë.

Siç zbuloi Przegląd Sportowy Onet, mesfushori i Vitesse Arnhem qëndroi në Varshavë për shkak të një ftohjeje.

Ndaj u bë e qartë se trajneri Fernando Santos do të përzgjidhte skuadrën e ndeshjes nga 24 lojtarët e mbetur.

Kundër Ishujve Faroe të enjten, Paweł Dawidowicz dhe Adrian Benedyczak ishin në tribunë.

Këtë herë dukej se ky i fundit do të kishte sërish një fat të ngjashëm. 22-vjeçari është padyshim e ardhmja e futbollit polak, por ai u ftua në kampin e tij të parë stërvitor të kombëtares polake më shumë si një nxitje sesa si një konkurrencë e vërtetë për Robert Lewandowski, Arkadiusz Milik dhe Karol Świderski.

Me sa duket, megjithatë, Santos e vlerësoi punën e tij gjatë stërvitjes, pasi sulmuesi i Parma-s ishte përfshirë në skuadrën e ndeshjes kundër Shqipërisë. Kjo u bë në kurriz të Bartosz Slisz-it.

Kjo është një surprizë, shkruajnë mediat polake, pasi mesfushori mbrojtës është një nga liderët e Legia Warszawa-s këtë sezon.

Disa madje e panë atë në formacionin titullar të kombëtares polake, por 24-vjeçari do të duhet të presë shansin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore