Kampionate

CIES rendit 100 adoleshentët më të mirë në futboll, asnjë shqiptar i pranishëm


Lamine Yamal

Observatori i Futbollit CIES ka renditur 100 adoleshentët më të mirë në futboll për nivelin e tyre të përvojës. Asnjë shqiptar nuk është i pranishëm në këtë listë.

CIES ka renditur 100 lojtarët më të mirë U20 në mbarë botën për nivelin e tyre të përvojës relative dhe ndoshta nuk është befasuese të shohësh yllin e Barcelona-s dhe talentin e Spanjës Lamine Yamal në krye.

Në vendin e dytë gjendet një tjetër talent i Barcelona-s dhe Spanjës, Pau Cubarsi. Lista e “top 10” vijon me Endrick Felipe të Real Madrid-it, Warren Zaire-Emery i PSG-së dhe Kobbie Mainoo i Manchester United gjendet në vendin e pestë.

Nga vendi i pestë në të dhjetin renditen Archie Gray i Tottenhem, Guillaume Restes i Toulouse, Kendry Paez i Independiente del Valle në Ekuador, Joao Neves i PSG-se dhe Lewis Miley i Newcastle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore