Aplikacione

Cicërima ‘bilion dollarëshe’


Nga një ‘tweet’ i thjeshtë, tani vlerësohet si ‘ciciërimë bilionëshe’. Krejt kjo për shkak që punëtori i parë i kompanisë Uber, Ryan Graves, përveç që u punësua aty, përmes kësaj kompanie tani fiton biliona dollarë.

Në mars të vitit 2009 në San Francisko u themelua Uber nga Travis Kalanick dhe Garrett Camp. Ky biznes nisi si një ide e thjeshtë dhe tash vlerësohet rreth 75.5 bilion dollarë.

Uber, është një kompani teknologjike amerikane. Shërbimet e tij përfshijnë udhëtime, shpërndarjen e ushqimit, shpërndarjen e paketave, transportin e mallrave dhe përmes një partneriteti me Lime, biçikletat elektrike dhe motoçikleta.

Një vit më vonë Travis Kalanick publikoi në platformën twitter një cicërimë me mbishkrimin si më poshtë, e cila morri vëmendjen e themeluesit Ryan Graves dhe ai u bë punëtori i parë i kompanisë Uber.

Ryan Graves është një biznesmen miliarder amerikan. Ai është themeluesi dhe CEO i Saltwater, një kompani bartëse investimesh, dhe më parë ishte CEO, pastaj SVP i Global Operations në Uber, ku ai ishte gjithashtu një drejtor bordi deri në 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore