Teknologji

Chrome, paraqitje e re e ndërfaqes në Android


Aplikacioni Android i Chrome-it po përditësohet me një ndërfaqe të re e cila prezanton një mënyrë të re të paraqitjes së grupimeve të skedave që ndihmon në një organizim më të mirë të faqeve të hapura në internet.

The Verge, faqe dedikuar të rejave teknologjike, shpjegon se ndërfaqja e re është bërë e njohur muajin e kaluar vetëm për disa përdorues pas nxjerrjes së versionit 88 të Chrome-it. Ndërkohë që nuk është bërë e hapur për të gjithë përdoruesit.

Ndërfaqja e re zëvendëson listimin e mëparshëm vertikal duke shfaqur gjashtë skeda të cilat dalin në ekran të gjitha në të njëjtën kohë. Në rastet kur përdoruesi dëshiron t’i mbyllë skedat, mjafton të zhvendosi faqen në krahun e majtë ose të djathtë.

Sipas The Verge, ndërfaqja përfshin edhe një ikonë të vogël të vendosur në pjesën e sipërme të ekranit e cila përmban skedat e fshehta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore