Sport

Christian Horner pret befasi në sezonin e ri të Formula 1


Christian Horner thotë që puna e ashpër që Mercedes dhe Red Bull e bën sezonin e kaluar, mund t’iu kushtojë këtë sezon.

Ai thotë që ka mundësi që skuadra e tij, ose Mercedes, ndoshta edhe dyjat, mund të mos jenë në luftë për titull.

Këtë edicion, do të ketë makina të reja dhe rregulla ndryshe, që i bëjnë parashikimet shumë të vështira.

Red Bull dhe Mercedes dominuan sezonin e kaluar në Formula 1, duke fituar 16 nga 20 garat e sezonit.

Aq e madhe ishte diferenca e tyre me të tjerët, sa që të dy skuadrat kishin 200 pikë më shumë se Ferrari në vendin e tretë.

Mercedes fitoi titullin për konstruktor dhe Red Bull atë për pilotë, por kjo do të thotë që dyshja dominuese harxhoi më shumë kohë se të tjerët në punët e vitit 2022.

Përveç këtyre dy skuadrave, fokusi i të tjerave ishte i madh në sezonin e ri për t’iu përshtatur rregullave të reja.

Këtë e pranon edhe drejtuesi i Red Bull, Christian Horner.

“Mendoj që mund të ketë një ndryshim në renditjen e sezonit që vjen”, e nisi ai.

“Mendoj që skuadra si Ferrari, McLaren, ndoshta edhe një ose dy surpriza lartë në tabelë”, vazhdoi Horner.

“Është një ndryshim i plotë i rregullave”, vazhdoi drejtuesi i RedBull, “ne dhe Mercedes ishim shumë të fokusuar në luftën për titull”.

“Dhe, kjo normalisht na ka larguar nga fokusi i 2022-ës për një kohë të gjatë, derisa të tjerët fokusoheshin aty”.

Ai tha që sezonin e ardhshëm presin “luftë të ashpër” dhe që kampionati do të jetë “jashtëzakonisht interesant”.

Disa ditë më parë, nga Mercedes u tha që është shumë e mundur që “një ose dy” skuadra do të gabojnë shumë në idenë e tyre.

Horner e mbylli duke thënë se mezi pret të shoh se çfarë do të ofrojnë skuadrat për një sezon tjetër super interesant.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore