Jetesë & Stil

Cher dyshohet se punësoi katër burra për të rrëmbyer djalin e saj Elijah Blue Allman


Këngëtarja me origjinë armene, Cher është akuzuar për punësimin e katër burrave për të rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman, nga një dhomë hoteli në New York, në një përpjekje për të ndaluar Allman që të pajtohej me gruan e tij të larguar.

Pretendimi ngrihet në dokumentet gjyqësore të paraqitura nga ish gruaja e Elijah Blue, Marie Angela King, në rastin e tyre të divorcit, shkruan ET, transmeton AlbanianPost.

Marie Angela King, gruaja e tij e divorcuar, bëri pretendimin befasues në dokumentet gjyqësore që ajo depozitoi në Gjykatën e Lartë të Los Angeles më 5 dhjetor.

Dokumentet e gjykatës, të marra nga ET, po bëhen tituj vetëm tani pasi çështja u zbulua nga disa burime të fshehta.

Në dokumentet e gjykatës, King pretendon se asaj iu tha se Cher punësoi katër burra për të hequr Allman nga një dhomë hoteli natën e përvjetorit të martesës së tyre.

Ajo pretendon se ata kaluan 12 ditë së bashku që nga 18 nëntori, por gjithçka ndryshoi më 30 nëntor të vitit 2022, kur katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe “larguan Allmanin nga aty”.

Cher dhe Elijah Blue Allman.

“Një nga katër burrat që e morën më tha se ishin punësuar nga nëna e kërkuesit”, thuhet në dokumentet e gjykatës.

“Që nga gushti 2022, më është thënë se nuk më lejohet të shoh apo flas me Allman, i cili aktualisht është në izolim në një strukturë trajtimi që nuk është zbuluar për mua. Më është thënë gjithashtu se Allman nuk ka akses në telefonin e tij”, u tha tutje në dokument.

King vazhdon të pretendojë se këngëtarja e “Believe” i kërkoi asaj të largohej nga shtëpia e familjes në mungesë të Allman.

Elijah Blue Allman dhe Marie Angela KingC

“E bëra këtë me besimin se pagesat e mia të mbështetjes do të ishin në kohë dhe do të mund të përballoja strehimin”, pohoi më tej ajo në dokumentet e gjykatës.

“Nuk më lejuan të merrja të gjitha sendet e mia nga shtëpia dhe banesa jonë kryesore dhe as nuk më dhanë mundësinë të bëja inventarizimin e aseteve tona”, shtoi ajo.

Seanca e radhës gjyqësore për këtë çështje është caktuar për 27 tetor në Los Angeles.

Cher dhe ish-bashkëshorti Gregg Allman, ndajnë Allman, i cili ka lindur më 10 korrik të vitit 1976.

Ajo dhe ish-bashkëshorti i ndjerë Sonny Bono, të cilët së bashku performuan si “Sonny & Cher”, kanë djalin e tyre Chaz Bono, i lindur më 4 mars të vitit 1969.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore