Sport

Chelsea synon transferimin e Leroy Sane


Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është i prirur për të nënshkruar me reprezentuesin gjerman, Leroy Sane, dhe është i përgatitur për një marrëveshje shkëmbimi me Bayern Munich.

Trajneri i “Blues” tashmë ka shumë opsione për sulmues pasi shtoi Romelu Lukaku-n në skuadrën e tij në merkaton e verës, por ai mbetet një tifoz i madh i 25-vjeçarit Sane, i cili nuk ka arritur të arrijë formën e tij më të mirë që kur iu bashkua Bayern-it në vitin 2020 nga Manchester City.

Tottenham Hotspur dhe Arsenali gjithashtu thuhet se janë të interesuar për shërbimet e tij, por është Chelsea, skuadra e cila mund të i ofrojë gjermanit mundësinë për të konkurroj ne Ligën e Kampionëve.

Për ta bërë këtë, londinezët janë të detyruar të shtojnë një lojtar në marrëveshje.

Një nga opsionet për ta inkuadruar në transferimin e Sane, është Callum Hudson-Odoi, i cili ka qenë prej kohësh në listën e vëzhgimit të Bayern, dhe ai nuk është në gjendje të marrë minuta te Chelsea.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore