Përballje

Chelsea shkatërron Burnley-n, shënojnë tre gola për tetë minuta


Ndeshjet e së shtunës në Premier League ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Burnley-t dhe Chelsea-t përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:4.

Chelsea arritën të shënojnë tre gola për një periodë shumë të shkurtë kohore, prej vetëm 8 minutash.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Chelsea, por nuk arritën të shënojnë asnjëherë në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, Chelsea dominoi plotësisht, të cilët shënuan katër gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 47-të ne anë të mbrojtësit të krahut të djathtë, Reece James.

Blutë e Londrës dyfishuan epërsinë pas vetëm pesë minutash me anë të Kai Havertz.

Goli i tretë u shënua tre minuta pas golit të dytë, ku edhe realizuesi ishte i njëjti, Havertz.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Christian Pulisic, i cili shënoi në minutën e 69-të për rezultatin 0:4.

Momentalisht, Chelsea radhiten në pozitën e tretë me 53 pikë, ndërsa Burnley janë në vendin e 18-të me 21 pikë.

Ndeshjet e tjera të luajtura të shtunën në Premier League përfunduan kështu:

Norwich – Brentford 1:3

Leicester – Leeds 1:0

Newcastle – Brighton 2:1

Aston Villa – Southampton 4:0

Wolves – Crystal Palace

Kujtojmë, se në 18:30 fillon edhe ndeshja e fundit e së shtunës në Premier League, e cila luhet mes Liverpool dhe West Ham.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore