Sport

Chelsea-s, ja planet për merkaton


Londinezët kanë rishfaqur interesin e tyre për 24-vjeçarin francez të Bayern, Kingsley Coman.

Chelsea ishin të interesuar për Coman edhe në verën e vitit 2019, kur Callum Hudson-Odoi lidhej me një lëvizje të mundshme në “Allianz Arena”.

Sipas Mail, blutë e Londrës kanë rikthyer interesin për Coman-in pasi zërat për largimin e amerikanit Pulisic nga “Stamford Bridge” janë shtuar.

E ardhmja e Pulisic është në dyshim, për shkak se lojtari nuk është i lumtur me situatën e tij te skuadra e Tuchel, ku po ka shumë pak minuta.

Në radarin e Chelsea-s ka përfunduar edhe mbrojtësi i Roma-s, Gianluca Mancini.

Chelsea përmirësoi mbrojtjen këtë sezon, duke sjellë Thiago Silva-n nga PSG, por mbrojtësi është afër fundit të karrierës dhe Chelsea kërkon një frymë të re.

Tuchel e sheh Mancini-n si një opsion shumë të mirë për mbrojtjen e tij, me Everton-in dhe PSG-në që kanë shfaqur interes gjithashtu.

Mancini vlerësohet rreth 38 milionë euro, me kontratën e tij që skadon në vitin 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore