Sport

Chelsea rinovon me dy ‘pleqtë’ e ekipit


Chelsea ka rinovuar kontratat e dy “pleqëve” të ekipit, Thiago Silva-s dhe Olivier Giroud-it. Të dy lojtarët kanë rinovuar deri në qershorin e 2022.

36-vjeçari Silva, u transferua në Londër në gushtin e 2020 pas përfundimit të kontratës me PSG-në. Në të gjitha kompeticionet me Chelsea-n në sezonin që lam pas ai u aktivizua në 34 ndeshje, ku realizoi edhe dy gola.

34-vjeçari Giroud, u ble nga Arsenal-i në 2018 për shifrën e 17 milionë eurove. Me blutë ai është paraqitur në 119 ndeshje, ku ka shënuar 39 gola dhe ka dhuruar 14 asiste.  Francezi me Chelsea, përveç Ligës së Kampionëve është fitues i një Kupe FA dhe Ligës së Europës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore