Sport

Chelsea pranon ofertën e Romës për Tammy Abraham


Chelsea ka marrë një ofertë nga Roma për shërbimet e Tammy Abraham me të cilën ata janë të kënaqur.

Siç raporton Goal, Chelsea ka pranuar një ofertë rreth shifrës së 40 milionë eurove.

Në kontratën e Tammy Abraham, do të përfshihet edhe e drejta e riblerjes nga Chelsea, për 45 milionë në vitin 2023.

Menaxheri i përgjitshëm i Romës, Tiago Pinto kërkon që ta mbyllë këtë lëvize shumë shpejtë.

E gjitha kjo lidhet me treshen Chelsea – Inter – Roma.

Lukaku do të kalojë te Chelsea, Dzeko te Inter dhe Abraham te Roma.

Mirëpo, përkundër kësaj, Abraham ende nuk ka arritur marrëveshje personale me Romën, me Arsenal-in që mbetet ende e interesuar.

Kjo situatë pritet të zgjidhet në ditët në vijim, nëse jo më shpejt.

Por, pas zyrtarizimit të Lukaku-t, Chelsea do të synojë shitjen e Abraham-it sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore