Sport

Chelsea, pengesë në rrugën e United për Varane


Raphael Varane është një nga emrat më të përfolur në fillimin e kësaj merkato verore.

Mbrojtësi i Real Madrid-it po afrohet shumë afër largimit nga mbretërorët.

Së fundmi, është raportuar që Raphael Varane është afër marrëveshjes me Manchester United.

Por, Djajtë e Kuq duket se tani do të kenë konkurrencë edhe nga një skuadër tjetër të Premier League.

Në garë për të siguruar shërbimet e Raphael Varane, janë futur edhe blutë nga Londra, Chelsea.

Real Madrid-i po kërkon 50 milionë euro për shërbimet e Varane, që ka vetëm edhe një vit kontratë me madrilenët.

Fabrizio Romano ka raportuar që United është afër marrëveshjes personal.

Me Chelsea-n në garë, Varane dëshiron të ulet poashtu për të shqyrtuar edhe ofertën që ata kanë për të.

Një ‘sagë’ që pritej të mbyllej shpejt, tani shndërrohet një ‘luftë’ e hapur mes dy gjigantëve anglezë.

Nga Real Madrid-i do të largohet, në Premier League do të transferohet.

Chelsea apo Manchester United, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore