Sport

Chelsea kërkon Lewandowski-n për të zëvendësuar Lukaku-n, por kanë radhë përpara


Chelsea synon nënshkrimin me Robert Lewandowski-n nga Bayern Munich, pasi polaku deklaroi se do të largohet këtë verë, edhe pse ka ende një vit kontratë të mbetur.

Në “Stamford Bridge”, Lewandowski shikohet si zëvendësuesi i Romelu Lukaku-t.

Belgu, pas vetëm një viti, dëshiron largimin, për t’u rikthyer tek Inter-i.

Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje mes Chelsea dhe Lewandowski-t duket pak larg.

Barcelona dhe PSG-ja janë gjithashtu në garë dhe më të avantazhuara për të marrë shërbimet e polakut.

33-vjeçari ka nisur prej javësh bisedimet me dy klubet e tjera.

Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi ka arritur një marrëveshje në parim me Barcelona-n për një kontratë trevjeçare me 175 mijë paund në javë.

Për momentin, polaku duhet të presë Barcelona-n për të finalizuar marrëveshjen.

Aktualisht katalanasit duhet të largojnë lojtarë, për t’i bërë vend Lewandowski-t dhe për të krijuar mundësi për pagën e tij.

Pikërisht këtë rast kërkojnë ta shfrytëzojnë PSG-ja me Chelsea-n. Negociatat e zgjatura me Barcelona-n mund të bëjnë që sulmuesi të preferojë të zgjedhë një tjetër destinacion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore