Sport

Chelsea është gati t’i ofrojë 70 milionë euro për sulmuesin e Lille


Chelsea është duke synuar përforcimin e skuadrës në repartin e sulmit. I fundit në listën e dëshirave të skuadrës londineze, është sulmuesi në top-formë i Lille, Jonathan David.

Ky i fundit ka impresionuar me formën e tij në këto dy vitet e fundit, andaj shumë klube të mëdha ishin vënë pas tij.

Tani siç duket Chelsea e ka më seriozisht këtë transferim, të cilin duan ta realizojnë në janarin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, blutë e Londrës janë gati të ofrojnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e sulmuesit kanadez.

22-vjeçari e ka nisur shumë mirë këtë sezon, i cili në 11 ndeshjet e para, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Ndërkaq, sa i përket sezonit të kaluar, David arriti kuotën e 19 golave brenda 48 ndeshjeve në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore