Sport

Chelsea është afër transferimit të talentit francez


Malo Gusto është një nga talentët që po tregon formë shumë të mirë me skuadrën e Lyon-it.

19-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij me klubin francez, derisa ekipet angleze si Manchester United dhe Chelsea janë vënë në garë për të.

19-vjeçari po luan aktualisht sezonin e tij të tretë në Ligue 1 dhe është një produkt i shkollës së Lyon-it.

Sipas mediave angleze, Chelsea është më në avantazh për transferimin e tij, pasi që vetë lojtari thuhet se ka rënë dakord me kushtet financiare të bluve të Londrës.

Mbrojtësi ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe drejtuesit e Lyon kërkojnë më shumë se 20 milionë euro, shumë të cilën londinezët duket se janë vendosur ta paguajnë.

Në anën tjetër edhe Manchester United kërkon shërbimet e mbrojtësit me origjinë portugeze.

Malo Gusto numëron deri më tani në total 54 ndeshje në të gjitha garat me Lyon-in dhe ndiqej me shumë interes nga disa klube, mes tyre edhe Bayern Munich apo PSG, por tani destinacioni i tij i ri do të jetë Premier League dhe Chelsea.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore