Lajme

Charles Michel nuk e dëshiron Ursula von der Leyen në krye të Komisionit


Komploti i fundit i Charles Michel për të rrëzuar Ursula von der Leyen përfshin mbajtjen e saj jashtë bisedave.

Në bisedimet me liderët e BE-së dhe ndihmësit e tyre, presidenti i Këshillit Evropian sugjeroi përjashtimin e drejtueses së Komisionit Evropian nga një takim më 17 qershor, në të cilin krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë mbi postet kryesore të BE-së.

Kështu të paktën bënë me dije shtatë diplomatë të BE-së dhe zyrtarë të qeverive kombëtare.

Rivaliteti i hidhur midis dy zyrtarëve të lartë – ndoshta i mishëruar më së miri nga skandali “Sofagate” në të cilin përpjekja e dukshme e Michel për të vënë në skenë von der Leyen gjatë një vizite në Turqi e la atë të dukej seksist dhe i ngathët – është një siklet diplomatik i gjatë për BE-në.

“Shtetet anëtare janë gjithnjë e më të irrituar për rolin e Charles Michel në procesin e përzgjedhjes për Presidentin e Komisionit”, tha një diplomat i BE-së.

“Duket se nxitet nga motive thjesht personale”.

Të gjithëve iu dha anonimiteti për të folur sinqerisht për dramën aktuale.

I takon Michelit të vendosë se kush mund t’i bashkohet darkës me liderët, duke qenë se takimi i 17 qershorit është një samit joformal.

Ka një reagim të fortë nga kryeqytetet evropiane kundër sugjerimit të Michel, thanë diplomatët dhe zyrtarët.

Rivaliteti historik midis Michel dhe von der Leyen luan një rol kyç në acarim.

Në bisedat me liderët e BE-së dhe ndihmësit e tyre, Michel ka sugjeruar përjashtimin e von der Leyen nga takimi sepse ajo është gjithashtu kandidatja kryesore për Partinë Popullore Evropiane dhe synon një mandat të dytë si shefe e Komisionit Evropian.

Udhëheqësit duhet të bien dakord për presidentët e ardhshëm të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian (edhe pse Parlamenti voton për udhëheqjen e tij) si dhe për shefin e ardhshëm të politikës së jashtme.

Disa dyshojnë se Michel po sajon një skemë për të futur veten në garën si shefi i ardhshëm i politikës së jashtme të BE-së.

“Nëse ai dëshiron ta eliminojë atë nga dhoma, ai duhet të eliminojë edhe veten”, tha një diplomat i BE-së.

Dilema aktuale është e paprecedentë.

Marrë nga “Politico”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore