Lajme

Charles Fires në Kosovë, pritet të takohet me liderë institucionalë për të diskutuar rreth situatës në Veri


Zyrtari i BE-së Charles Fries.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka bërë të ditur se është takuar me Charles Fries, nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, politikën dhe reagimin ndaj krizave në shërbimit evropian të veprimit të jashtëm (EEAs).

Ai tutje ka bërë se gjatë vizitës së tij në Kosovë, Fries do të takohet me liderë institucionalë dhe Organizata të Shoqërisë Civile të Kosovës.

“Diskutuan zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të Kosovës. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile të Kosovës”, ka shkruar Szunyog në rrjetin social ‘Twitter’.

Të hënën e 30 majit, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan, pasi paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Në një video që është publikuar në mediat serbe janë parë protestuesit teksa përleshen më ushtarët e KFOR-it.

Ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it, derisa kordoni i paqeruajtësve të KFOR-it, të pajisur për situata krize, ka vazhduar të mbetet para ndërtesës së komunës.

Po ashtu KFOR-i, bëri të ditur se ka shtuar praninë në katër komunat veriore pas zhvillimeve atje ku serbët kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Përmes një komunikate për media KFOR-i, ka kërkuar nga palët që të mos nxisin tensione dhe të mos përshkallëzojnë situatën.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë”.

“Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999″, kishte shkruar KFOR-i të hënën.

Ndryshe, 41 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga protestuesit serbë në Zveçan, derisa po ndalonin turmën të futej në zyrat e objektit komunal.

Nga pamjet që vijnë nga Zveçani shihet një numër i ushtarëve të shtrirë në tokë, pas lëndimeve të marra.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe kanë kërkuar që të ndalet menjëherë dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore