Përballje

Champions/ Raundi i 16-të, Juventus – Porto


Të martë, 9 mars, Juve pret Porto-n në Allianz në raundin e 16-të të ndeshjeve të kthimit.

Juventus vazhdon të ketë mungesa thelbësore, të tilla që ndoshta mund t’i kushtojnë rëndë, por, nga ana tjetër, Zonja e Vjetër ka provuar se është ekip i rrezikshëm, për të mos thënë në zonën e ekipeve pretendete; bëhet fjalë për çdo kompeticion.

Bentacur, Danilo, Dybala dhe de Ligt, ende qëndrojnë jashtë ekipit prej dëmtimeve, por vetëm Danilo përbën përjashtim, i cili është me karton të verdhë nga ndeshja e parë me Porto-n. Cuadrado ka rimarrë formën e tij pas dëmtimit dhe është gati për bardhezinjtë.

Porto e fitoi ndeshjen e parë në shtëpinë me bardhezinjtë e Torino-s 2 – 1 (17 shkurt) por, Juve ka një gol në fushën e tyre, fakt që sigurisht është në favor të tyre.

Gjithsesi, çdo gjë mund të ndodhë, jemi në Champions.

Porto vjen si një furi portugeze tepër e uritur për këtë kampionat dhe më një fillim të mbarë në këtë raund. Me vetëm Mbaye-n jashtë formacionit, të cilit i është dëmtuar gjuri. Por me pikëpyetje është Corona (shpresojmë mos të ketë lidhje me këtë të pandemisë), Mbeba dhe Pepe.

Parashikimet nga burimet italiane sa u përket formacioneve, përfshijnë edhe ata të cilët listohen si të dëmtuar dhe me mungesë “të sigurt”, por sidoqoftë vijojnë kështu:

Juve 4 – 4 – 2: Porta – Szczesny; mbrojtje – Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; mesfushë – McKennie, Rabiot, Arthur, Chiesa; Sulm – Morata dhe Ronaldo.

Për zëvendësim: Buffon, Pinsoglio, Demiral, Frabotta, Dragusin, Di Pardo, Ramsey, Fagioli, Bermadeschi, Kulusevski.

Porto 4 – 4 – 2: Porta – Marchesin; mbrojtje – Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu; mbrojtje – Corona, Uribe, Sergio Oliveira, Otavio; Sulm – Marega dhe Taremi.

Për zëvendësim: Diogo Costa, Diogo Leit, Grujic, Loum, R, Baro, Felipe Anderson, F. Conceicao, Fabio Vieira, Joao, Mario, Luiz Diaz, Evanilson dhe Martinez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore