Sport

Champions League/ United triumfon në Spanjë, Bayern-i kursehet në Ukrainë


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të të martës në Champions League. Manchester United dhe Bayern Munich-u kanë arritur fitoret e radhës.

Përkatësisht u luajt një ndeshje në Grupin G dhe një në Grupin F. Ndeshjet janë të parafundit të fazës së grupeve.

Në ndeshjen e Grupit G, Bayern-i ka fituar minimalisht 2-1 në fushën e Dynamo Kyiv-it. Golat e bavarezëve erdhën që në pjesën e parë të takimit. Në minutën e 14 shënoi polaku, Robert Lewandowski dhe në të 42-ën, shënoi francezi, Kingsley Coman. Golin e vetëm të vendasve e shënoi, Denys Garmash-i, ne minuten e 70.

Me fitoren e arritur, Bayern-i shkon në kuotën e 15 pikëve, me pesë fitore në po kaq ndeshje, duke kryesuar grupin. Dynamo qëndron në vendin e fundit me një pikë.

Duke filluar nga ora 21:00, do të luhet edhe përballja tjetër e këtij grupi. Barcelona do të përballet me Benfica-n. Vendasit renditen të dytët në grup me gjashtë pikë. Portugezët renditen në vendin e tretë me katër pikë.

Në ndeshjen tjetër, atë të Grupit F, Manchester United ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Villarreal-it vendas. Të dy golat e anglezëve u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 78 dhe në të 90 Jadon Sancho.

Me fitoren e arritur, United shkon në kuotën e 10 pikëve, në kyre të grupit. “Djajte e Kuq” sigurojnë kalimin në raundin tjetër të Champions League. Villarreal-i qëndron në vendin e dytë me shtatë pikë. Atalanta në vendin e tretë me pesë pikë dhe Young Boys në vendin e fundit me tre pikë.

Ndeshja e fundit e këtij grupi është ajo mes Young Boys dhe Atalanta-s. Sfida do të fillojë nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore