Sport

Champions League: Kush mund të arrijë në 1/16-at


UEFA Champions League do të luajë këtë të mërkurë ndeshjet e fundit të raundit të pestë të fazës së grupeve. Në fushë do të zbresin skuadra si Bayern Munich, Manchester United, Arsenal, Sevilla, Real Madrid, Napoli dhe Inter.

Në Grupin A do të luhen dy takime. I pari duke filluar nga ora 18:45 mes Galatasaray dhe Manchester United. Turqit kanë 4 pikë në renditje, ndërsa anglezët 3 pikë. Të dyja skuadrat janë në garë për kualifikimin në raundin tjetër të Champions League.

Dueli i dytë në Grupin A zhvillohet duke filluar nga ora 21:00 mes Bayern Munich dhe Kebenhavn. Bavarezët janë të kualifikuar tashmë. Ndërsa danezët kanë 4 pikë dhe synojnë edhe ata një kalim në raundin me eliminim direkt.

Grupi B do të ketë dy ndeshje. Arsenal, Lens, PSV dhe Sevilla luftojnë për dy vendet në raundet me eliminim direkt.

Arsenal-i, kryesues i grupit me 9 pikë, do të përballet në shtëpi me Lens, duke filluar nga ora 21:00. Francezët janë në vendin e dytë në grup me 5 pikë. Ndërsa, më herët, duke filluar nga ora 18:45, Sevilla e vendit të fundit, me 2 pikë, përballet me PSV-në në Spanjë. Halonadezët kanë 5 pikë.

“Topçinjtë” në rast fitoreje do të jenë skuadra e parë nga ky grup që siguron kualifikimin në raundin tjetër të Champions League. Tre skuadrat e tjera do të duhet të presin deri në javën e fundit për verdiktin final të grupit.

Grupi C do të ketë dy përballje të cilat fillojnë nga ora 21:00. Real Madrid, i kualifikuar tashmë, do të përballet me Napoli-n në “Bernabeu”. Italianët janë të dytët në grup me 7 pikë. Një fitore në Madrid do i kualifikonte këta të fundit më tej.

Braga do të përballet me Union Berlin-in. Portugezët janë ende në lojë për një kualifikim të mundshëm pasi kanë 3 pikë në renditje. Ndërsa, gjermanët, me 1 pikë në renditje aktualisht, luftojnë për të arritur zonën e play-off për Europa League, pra vendin e tretë në grup.

Grupi D gjithashtu do të ketë dy përballje të cilat fillojnë nga ora 21:00. Benfica do të presë Inter-in, e kualifikuar tashmë, me shpresën për të arritur vendin e tretë në fund të fazës së grupeve. Aktualisht portugezët janë skuadra e vetme pa pikë në grup.

Takimi tjetër do të jetë mes Real Sociedad dhe Salzburg-ut. Spanjollët janë të kualifikuar për në raundin tjetër. Ndërsa, austriakët kanë 3 pikë dhe synojnë vendin e tretë.

UEFA Champions League zhvilloi të martën ndeshjet e para të raundit të parafundit të fazës së grupeve ku u arritën rezultatet:

Lazio 2-0 Celtic;

Feyenoord 1-3 Atletico Madrid;

Milan 1-3 Borussia Dortmund;

PSG 1-1 Newcastle;

Manchester City 3-2 Leipzig;

Young Boys 2-0 Crvena Zvezda;

Shakhtar 1-0 Royal Antwerp;

Barcelona 2-1 Porto.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore