Film

Çfarë solli ‘Java izraelite’ në Tiranë?


Viti 2022 e gjeti Tiranën fituese të çmimit “Kryeqyteti Evropian të Rinisë”.

Me këtë rast kryeministri shqiptar, Edi Rama, u kërkoi ambasadave të ndryshme në Tiranë të përgatisin një javë të veçantë aktivitetesh kushtuar çdo vendi të caktuar.

Në dritën e kësaj kërkese Ambasada e Izraelit në Shqipëri zhvilloi 15 aktivitete gjatë një periudhe dhjetëditore.

“Shfaqja e argjendtë” (Silver Show)

E para, më 8 qershor, Teatri Kombëtar Eksperimental priti “Silver Show”, një shfaqje kërcimi që ndërthur teknikat moderne, duke sjellë në jetë objektet e pajetë dhe duke i çuar shikuesit në një botë imagjinare dhe mundësish të pafundme.

Balerinët krijuan forma dhe figura të ndryshme nga tuba metalikë argjendi.

Djali i biçikletës” nga Eli Amir

Po ashtu, Shtëpia Botuese UET, në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit, ofroi një përkthim në shqip të romanit autobiografik të shkruar nga Eli Amir, “Djali me biçikletë”.

Ceremonia u zhvillua në Universitetin UET, me të pranishëm entuziastë të shumtë të librit, përkthyes dhe gazetarë.

“Libri pasqyron një periudhë të rëndësishme historike në historinë e shtetit të Izraelit dhe fokusohet në një aspekt të veçantë të asaj periudhe”, tha ambasadori izraelit Noah Gal Gendler gjatë ceremonisë.

Përtej historisë personale frymëzuese, romani hedh dritë të qartë mbi gjendjen specifike të emigrantëve hebrenj nga shtetet arabe në Izrael.

Dj Performance Gili Soffer, festë në rrugë

Drejtpërsëdrejti nga Tel Avivi në Tiranë, DJ Gili Soffer ofroi një sesion me muzikë pop dhe hip-hop, hite të viteve ’80 dhe ’90, reggaeton, dancehall, muzikë izraelite kërcimi, disko, mainstream dhe shumë më tepër.

Shija e muzikës izraelite u ndje për disa orë në Shqipëri.

Party me Ziv Eitan-in e mrekullueshëm

Java e kulturës izraelite arriti kulmin e saj më 11 qershor, me performancën e Ziv Eitan, artistit ndërkombëtar, i cili luan çdo zhanër të muzikës, nga baroku deri te muzika me goditje japoneze, dhe gjithçka tjetër.

Fushat e ekspertizës së Eitan përfshijnë gjithashtu muzikën elektronike, improvizimin e stilit të lirë, muzikën botërore me theks etnik arab, muzikën latine, xhazin dhe më shumë.

Festa u zhvillua në një nga rrugët më të frekuentuara të Tiranës dhe artisti elektrizoi të pranishmit me një performancë fantastike.

Monodrama “Unë nuk jam hajdut”

Më 13 qershor, Teatri Kombëtar Eksperimental u mbush me fëmijë që kishin ardhur për të parë monodramën “Unë nuk jam hajdut”, në të cilën Yoli Seker luante rolin e Yanek Ëolf.

Është një performancë solo prekëse, befasuese dhe frymëzuese për një djalë të guximshëm që dëshmon se nuk është kurrë vonë për të bërë një ndryshim.

Marrë nga Jerusalem Post, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore