Pajisje

Çfarë iPhone kam? Gjeni emrin dhe numrin e modelit


Apple e bën jashtëzakonisht të lehtë gjetjen e emrit të modelit dhe numrit të modelit të iPhone-it tuaj. Ju mund ta bëni këtë edhe kur iPhone juaj nuk ndizet. Ne do t’ju tregojmë dy mënyra të ndryshme për të gjetur se çfarë lloj iPhone keni.

Përdorni Cilësimet për të gjetur emrin e modelit dhe numrin e modelit të iPhone tuaj

Nëse iPhone juaj përdor iOS 12.2 ose version më të ri (që do të thotë se është iPhone 5S ose version më i ri), përdorni aplikacionin cilësimet për të parë emrin e modelit dhe numrin e modelit të telefonit tuaj.

Për ta bërë këtë, fillimisht hapni aplikacionin cilësimet në iPhone. Pastaj zgjidhni Të Përgjithshme > Rreth.

Në ekranin “Rreth”, pranë “Emri i Modelit”, ju keni të listuar emrin e modelit të iPhone tuaj. Në të njëjtën faqe, pranë “Numrit të Modelit”, keni numrin e modelit të telefonit tuaj.

Në një iPhone 5C ose model më të hershëm të iPhone, aplikacioni cilësimet do të shfaq vetëm numrin e modelit dhe jo emrin e modelit. Për të gjetur emrin e modelit, do të duhet të përputhni numrin e modelit me emrin e modelit në tabelën më poshtë.

Për ta bërë këtë, së pari hapni cilësimet në iPhone tuaj. Pastaj shkoni te Përgjithshme > Rreth. Në faqen “Rreth”, pranë “Numrit të Modelit”, prekni vargun që shfaqet.

Kur prekni vargun, numri do të ndryshojë dhe ai tani fillon me një “A”. Ky është numri i modelit të iPhone tuaj.

iPhone models | Practical Mobile Forensics - Second Edition

Tani që keni numrin e modelit, krahasojeni atë dhe do të dini emrin e modelit të iPhone tuaj.

Çfarë ndodh nëse nuk mund ta ndez iPhone tim?

Nëse iPhone juaj refuzon të ndizet, nuk mund të përdorni metodën e cilësimeve të mësipërme për të gjetur emrin e modelit ose numrin e modelit të telefonit tuaj. Në rastin tuaj, do të duhet të gjeni numrin e modelit të printuar fizikisht në pajisjen tuaj.

Nëse keni një iPhone 8 ose më të ri,  do të gjeni të printuar numrin e modelit të iPhone. Për të marrë emrin e modelit tuaj, krahasoni këtë numër modeli me tabelën.

Nëse i juaji është një iPhone 7 ose më i hershëm, hidhni një sy në pjesën e pasme të telefonit tuaj dhe do të gjeni numrin e modelit të printuar atje. Numri fillon me një “A”, kështu që është e lehtë për t’u gjetur. Pasi të keni këtë numër, përputheni me tabelën  për të gjetur emrin e modelit të telefonit tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore