Biznes

Çfarë fshihet pas logove më të famshme në botë


Logo është identiteti vizual i një kampanje të thjeshtuar në një ikonë. Kuptimet e fshehura, simbolet dhe gjithçka që lidhet me logot duket se është një botë e tërë për t’u zbuluar.

Këto janë disa nga logot e markave më famshme të gjitha kohërave:

Coca cola

Kjo pije u krijua në vitin 1886 nga një farmacist i Atlantës, John S. Pemberton në Kompaninë e tij Kimike.

Fillimisht kjo pije shitej si një ilaç për sëmundjet më të zakonshme, që në përmbajtje kishte kokainë dhe ekstrakte të pasura me kafeinë të arrës kola, prej së cilës erdhi edhe emri.

Kokaina u hoq nga formula e Coca-Cola-s  rreth vitit 1903, Pemberton vazhdoi shitjen e shurupit edhe në lokale ku pija u bë jashtëzakonisht e suksesshme.

Nike

Sot, ajo është bërë një nga logot më të njohura të markave në botë,  me një vlerë prej 26 miliardë dollarësh.

Pak e dinë se marka Nike ka marr emrin dhe logon nga perëndesha me krahë e mitologjisë greke Nikea.

Krahët e saj u hoqën nga statuja në mënyrë që ajo të mos fluturonte larg, pasi Athinasit besuan se duke bërë kështu do të tregonte qëndrimin e saj të përhershëm në qytet.

Krahu i saj u shndërrua në logon që ne e njohim sot.

Apple

Logo e parë u krijua nga Ronald Wayne, i cili ishte bashkë-themeluesi i Apple në vitin 1976.

Pavarësisht se mbante emrin Apple, logoja e parë e kompanisë nuk përshkruante formën fizike të një molle. Ajo ishte një përshkrim i ngjarjes së gravitetit, Njutoni i ulur poshtë një peme.

Sidoqoftë, ky përdorim i logos nuk zgjati shumë. Steve Jobs donte që emri dhe logo të shkriheshin si një. Ai punësoi një dizajner grafik me emrin Rob Janoff, i cili më pas krijoi logon tani klasike dhe me famë botërore të mollës së kafshuar.

Channel

Sipas legjendës ekzistojnë teori të ndryshme për origjinën e Logos së Chanel.

Coco Chanel mendohet se ishte gruaja e parë me ndikim që përdori C-të e ndërthurura si simbol.

Historia zyrtare sipas shtëpisë së modës themeluar në 1910, është se Coco Chanel projektoi vetë logon e famshme në vitin 1925, duke gjetur frymëzim nga modelet gjeometrike të dritareve me njolla të një kapele në Aubazine, një manastir ku Chanel u rrit dhe kaloi pjesën më të madhe të këtu fëmijëri.

Cilado qoftë arsyetimi ose frymëzimi që qëndron pas saj, logoja e Chanel është një nga ato simbole të njohura menjëherë. Chanel ishte një ikonë e stilit dhe elegancës, dhe logoja e ndërlidhur e CC u bë sinonim i luksit, pasurisë.

Mercedes-Benz

Logoja e famshme e Mercedes-Benz në automjetet e reja dhe ato në pronësi njihet në të gjithë botën si një simbol për luks dhe përsosje, Logo origjinale e Benzit ishte një yll i artë. Frymëzimi për këtë dizajn erdhi nga një simbol i përdorur nga babai i tyre për të shënuar kartolina familjare. Me kalimin e kohës, ngjyra e Yllit me tre Pika ndryshoi nga ari në argjend, por ai gjithmonë mbante një kuptim: dominimi i motorëve në tokë, det dhe në ajër.

Versace

Të gjithë e njohin krijesën mitologjike Medusa, dhe pothuajse të gjithë e dinë se logoja e “Versace” është koka e një  Meduse. Logoja erdhi nga dyshemeja e rrënojave në zonën e Reggio Calabria të Italisw, në të cilën vëllezërit e Versace luajtën si fëmijë. Gianni Versace zgjodhi Medusa si logon sepse ajo i bëri njerëzit të dashuroheshin me të dhe ata nuk kishin asnjë mënyrë për t’u kthyer mbrapa.

FedEx

Historia e logos FedEx është një legjendë në industri, me modelin e thjeshtë të një shigjetë “të fshehur” në hapësirën e bardhë, është  paraparë si revolucionare në atë kohë. Kjo shigjetë qëndron për shpejtësinë, saktësinë, përpjekjen për përsosmëri dhe këmbënguljen në arritjen e qëllimeve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore