Vende

Çermenika, ndër atraksionet turistike më të veçanta


Çermenika qëndron e palëkundur, hijerëndë e plot gjallëri. Ajo ofron ndër destinacionet më të pëlqyera turistike për të huajt e shqiptarët.

E gjendur mes majave të larta, të cilat janë të mbuluara me pyje të mëdhenj shekullorë, lëndina, livadhe, pemë të larta, shpella karstike, liqene akullnajorë, burime me ujë të ftohtë, përrenj të rrëmbyer, bëjnë që ky vend të jetë thjesht magjepsës.

Aty ndodhen disa “Monumente” natyrore, siç janë: Mështekna e Qarrishtës, Gurra e Koshorishtit, Liqeni i Floqit, Rrapat e Gurakuqit, Rrapi i Taksimit, Linjat e Zanës, Rrapi i Gizaveshit, Pylli me Gështenja i Gurakuqit, Ahishtja e Orenjës etj.

Në pyjet e Çermenikës, pas moratoriumit të gjuetisë, janë shtuar kafshë të egra, si: ariu i murrmë, ujku, dhelpra, macja e egër (rrëqebulli), derri i egër, kaprolli, dhia e egër, lepuri i egër, kunadhja etj. Disa prej tyre janë kafshë mjaft të rralla.

Krahina e Çermenikës ka disa vende historike dhe monumente kulturore për t’u vizituar, siç janë kështjellat, apo të quajtura ndryshe “qyteza”.

Një tjetër pasuri e rëndësishme në traditën popullore zë kulinaria.

Në Çermenikë mund të gjesh gatime tradicionale, shumë të veçanta, të cilat kanë shije të jashtëzakonshme. Prodhimet e dala nga duart e amvisave çermenikase janë nga më të shijshmet në vend.

Tashmë kjo zonë me një natyrë tepër piktoreske, po kthehet në një atraksion turistik i preferuar për të rinjtë, kryesisht ata që shfrytëzojnë fundjavën dhe në kohën e ngrohtë, kalojnë dhe natën pranë zjarreve dhe çadrave alpine.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore