Zgjedhjet në Shqipëri

Celibashi nxit të rinjtë të votojnë dhe të jenë qytetarë të angazhuar


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (SHBA) njoftoi se këshilli i saj rinor ka filluar fushatën anti-korrupsion me seritë e Youth Talk në Shqipëri. I ftuari i parë i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane ishte komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Celibashi foli për “ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mekanizmat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përdor për të monitoruar partitë politike gjatë zgjedhjeve”.

Anëtarët e Këshillit Rinor bënë pyetje në lidhje me procesin e verifikimit të kandidatëve dhe hapësirat e përfshirjes së të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nxiti të rinjtë që të votojnë dhe të jenë qytetarë të angazhuar në mënyrë aktive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore