Shqipëria

Çela takon kreun e Zyrës së KiE: Forcimi i kapaciteteve në hetimin e çështjeve të sigurisë së gazetarëve


Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, janë takuar për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e gazetarëve.

Fokusi i bisedës mes tyre mësohet të ketë qenë forcimi i kapaciteteve institucionale në hetimin e këtyre çështjeve.

Gjatë takimit, Prokurori i Përgjithshëm ka ravijëzuar rritjen e angazhimit institucional të prokurorisë në këtë drejtim, duke e konsideruar si një nga prioritetet në punën e prokurorisë.

Kurse Giulia Re ka shkrehur vullnetin për të vazhduar mbështetjen e prokurorisë në drejtim të trajnimit të mëtejshëm të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve, aktivitete që organizohen në kuadër të projektit të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri”.

Po ashtu në takim u ra dakord për nevojën e thellimit të koordinimit dhe bashkëpunimit mes palëve në të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore