Sport

Camavinga nuk rinovon kontratën me Rennes


Futbollisti i talentuar, Eduardo Camavinga, ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me klubin e tij Rennes, e cila i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Kështu, Camavinga ka vendosur të largohet nga Rennes, për ta bërë hapin e madh në karrierë, derisa kjo ka alarmuar klubet e mëdha evropiane.

Mesfushori nga Kongo është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Drejtuesit e klubit të Rennes, të gjendur tashmë nën presion se futbollisti do të largohet me parametra zero në verën e ardhshme, kanë vendosur në shtije atë për një çmim prej 35 milionë eurove.

Bayern Munich, Real Madrid, Arsenal, Manchester United janë ndër skuadrat të cilat janë të interesuar për të transferuar futbollistin 18-vjeçar.

Kujtojmë që vlera e kartonit të Camavinga-s, sipas “transfermarkt”, llogaritet të jetë 55 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore