Sport

Calhanoglu: Jam i lumtur që u hakmorëm


Milan-i u mposht nga Inter-i me rezultat 0:3 në finalen e Superkupës së Italisë që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Pas ndeshjes foli ish-lojtari i Milan-it, Hakan Calhanoglu, i cili është një nga futbollistët më të urryer te kuqezinjtë.

Mesfushori turk ishte ngacmuar dhe fyer vazhdimisht kur Milan-i e festoi titullin kampion në sezonin e fundit, derisa vetë Calhanoglu e pranoi që ishte i lumtur që fituan dhe e cilësoi këtë si një hakmarrje.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, por për mua edhe më shumë. Jam i lumtur dhe falënderoj shokët e tifozët që na ndoqën deri në Arabi”, tha fillimisht Calhanoglu.

“Treguam në fushë se ishim një skuadër superiore, rezultati 3:0 e shpreh qartë këtë. Tani të gjithë në shtëpi pasi nuk ka shumë për të thënë. Më kanë bezdisur shumë ngacmimet nga kampi i Milan-it kur ata fituan titullin dhe kisha një dëshirë të madhe për hakmarrje”, shtoi mesfushori.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)

“Në ato ditë preferova të qëndroja i heshtur, ishte e rëndë për mua, por karma kthehet gjithmonë”.

“Milani dukej i uritur por i dërguam shpejt në shtëpi, tani duhet të na respektojnë. Le të përqendrohemi tashmë në kampionat dhe për titullin ne besojmë deri në fund”, tha mes tjerash Calhanoglu.

Kujtojmë që Inter-i momentalisht e mban vendin e katërt në kampionat me 37 pikë, aq sa ka Juventus në vendin e tretë, ndërsa Milan-i ka një më shumë në vendin e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore