
Real Madrid nuk ka arritur të përfitojë nga gabimet e Atletico Madrid dhe Real Betis, duke humbur terren nga Sevilla.
Madrilenët ishin nikoçir të Cadiz, vendit të 18-të në ligë, në ndeshjen e fundit si vendas për vitin 2021.
Ashtu edhe siç pritej, ata e dominuan ndeshjen.
Madrilenët kishin plot 25 goditje në drejtim të portierit Ledesma, por asnjëra nuk përfundoi në rrjetë.
Cadiz u mbajt mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti të marrë një pikë shumë të vlefshme.
Real Madrid vazhdon të mbetet në vendin e parë, por humb ecurinë e dhjetë fitoreve radhazi.
Madrilenët kanë 43 pikë, gjashtë më shumë se Sevilla e vendit të dytë.
Skuadra e Ancelotti-t e mbyll vitin në San Mames, si vizitorë të Athletic Bilbao-s, më 22 dhjetor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com