Shqipëria

Busti i Skënderbeut së shpejti në Vjenë


Ka nisur prejekti për vendosjen e bustit të heroit kombëtar shqiptar, Skëndërbeut në Vjenë, nga drejtuesit e “Shoqatës Humanitare Kërçova”.

Ata e parashtruan projektin gjatë një takimi të realizuar me Ambasadorin e Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo.

“Shoqata Humanitare Kërçova” prezantuan idenë e tyere për vendosjen e bustit të Skënderbeut në Vjenë dhe përshkroi hapat e ndjekur deri tani me autoritetet e Vjenës si dhe kërkuan ndihmën e bashkërendimin e punës edhe me Ambasadën e Shqipërisë.

Ambasadori Bimo e mirpriti projektin domethënës për vendosjen e bustit të Skënderbeut në Vjenë.dhe vlerësoi punën e shoqatës në përgjithësi.

Ai gjithashtu u premtoi mbështetje dhe angazhim Ambasadës, në koordinimin e punës me shoqatën për të organizuar përpjekjet dhe lobimin e nevojshëm për të ndikuar tek institucionet vendimarrëse austriake për të realizuar projektin për vendosjen e bustit të Skënderbeut në Vjenë.

Ajo çfarë pritet në vazhdim janë hapar konkretë mëtejshëm të drejtuesve të shoqatës “Kërçova” dhe ambasadës për realizimin e projektit në fjalë, si një dakortësi dypalëshe.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore