Sport

Busquets për ndeshjen kundër Bayern: Situata nuk është e njëjtë me vitin e kaluar


Sergio Busquets luajti në humbjen poshtëruese të Barcelonës ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi 8:2.

Por, ai ka theksuar se situata është shumë e ndryshme, pasi dy skuadrat do të përballen përsëri të martën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Barcelonës vuri në dukje se Bayern ka një trajner të ri, Julian Nagelsmann si një ndryshim i dukshëm, ndërsa Blaugrana zëvendësoi Quique Setien me Ronald Koeman përpara sezonit 2020/21.

“Trajneri është i ri, ai ka mbajtur të njëjtën skuadër, përveç Thiago Alcantara-s dhe disa të tjerë”, tha Busquets gjatë konferencës për shtyp.

“Ata janë një ekip shumë i kompletuar dhe do të duan të fitojnë për të filluar mirë. Rezultati 8-2 është një fakt që është i vështirë për t’u pranuar”.

“Në futboll ndonjëherë ka rezultate pozitive dhe negative. Ne tashmë jemi të vetëdijshëm se do të jetë ndryshe.

“Janë skuadra, sezone dhe rrethana të ndryshme”.

Barcelona duke luajtur në Ligën e Kampionëve pa Messin do të jetë një ndjesi e çuditshme për shumë tifozë, dhe Busquets e pranoi këtë.

“Ai na la të shokuar, për shkak të asaj që Leo nënkuptonte për Barcelonën dhe për mua”, tha Busquets.

“Këto janë rrethana të vështira për tu tretur, ishte e vështirë, por tani ne duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë”.

“Ne tashmë po e bëjmë këtë dhe duhet të mësohemi të luajmë pa Leo-n dhe gjithçka që përfshin”.

Jo shumë njerëz mendojnë se Barcelona mund të ketë sukses në Ligën e Kampionëve këtë sezon, veçanërisht pas largimit të Messit, por Busquets e përmendi Chelsean si një shembull të një ekipi që nuk ishte favorizuar shumë më parë, megjithatë ata arritën të fitojnë trofeun në fund.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Chelsea nuk ishte ndër favoritët sezonin e kaluar dhe ata fituan trofeun”, tha Busquets.

“Është shumë e rëndësishme që ne të luajmë si një ekip. Ne e dimë që nuk kemi Leo-n dhe talentin e tij individual, por ne duhet ta kalojmë atë”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë do të jetë, por ne jemi ambiciozë me këtë ekip”, përfundoi Busquets.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore