Përballje

Bundesligë: Dortmund pret Frankfurtin në Westfalen


Të shtunën në mesditë (3 prill) në orën 14:30, Borussia Dortmund përballet me Eintracht Franfurt në Westfalen të Dortmund-it.

Dortmund-i zotëron 43 pikë dhe vendoset në vendin e pestë të klasifikimit gjerman, ndërsa Frankfurt-i gjendet një vend më lart me 47 pikë. Beteja midis tyre nuk është tërësisht gjermane, për arsye se katër vendet e para të klasifikimit luftojnë për Champions-in. Ndërkaq, Dortmund-i do luftojë për tre pikët të cilat do t’ia thjeshtojnë ngjitjen dhe hyrjen në zonën e Ligës së Kampionëve

Njëlloj si ndeshja Leipzig – Bayern, edhe Dortmund-i me Frankfurt-in janë katër pikë larg njëri-tjetrit, që do të thotë se një tjetër +3 do të ndikojë shumë për Dortmund-it në kampionat.

E njëjta gjë vlen edhe për Frankfurt-in, të cilët do t’i afrohen Wolfsburg-ut nëse sigurojnë tre-pikëshin.

Në pesë ndeshjet e fundit Dortmund-i ka fituar dy herë (me Borussia Monchengladbach dhe me Hertha berlin), ka dy barazime (me Sevilla-n në Champions dhe me FC Koln-in në Bundesligë) dhe, ka një humbje kundër Bayern Munich-ut.

Megjithëse Dortmund-i vuan disa mungesa në formacionin e tij (Can, Morey, Moukoko, Sancho, Schmelzer, Ëitsel, Zagadou, etj) për shkak të dëmtimeve, sulmi i tyre është ende një ndër më të mirët në botë dhe ndër më të rrëzikshmit; i udhëhequr nga Erling Haaland në qendër të sulmit.

Frankfurt-i ka mungesat e veta, sërish në kuadër të dëmtimeve fizike – Ache, Hasabe, Hinterrhher, Makanda dhe Toure janë të gjithë jashtë mundësisë për të përfaqësuar Frankfurt-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore