Kampionate

Bundesliga: Leverkusen rikthehet i frikshëm


Kampionët në fuqi të Bundesliga-s, Bayer Leverkusen janë rikthyer fuqishëm pas humbjes së fundit ndaj Leipzig-ut duke triumfuar 1-4 në transfertën e Hoffenheim-it këtë të shtunë.

Hoffenheim priti Leverkusen-in në takimin e javës së tretë në Bundesliga, në një ndeshje e cila fliste më shumë për miqtë.

Pas fitores 2-3 në javën e parë të Bundesliga-s në transfertën e Monchengladbach-ut, Leverkusen-i ishte mundur 2-3 në shtëpi nga Lepizg-u, para pushimit të fundit të kombëtareve.

Megjithatë, skuadra e Xabi Alonso-s duket së gjeti ritmin në duelin ndaj Hoffenhem-it duke kaluar me lehtësi kundërshtarin.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të nga francezi, Martin Terrier. Një gol i cili u cilësua i rregullt pas rishikimit në VAR.

Në minutën e 30-të do të ishte radha e qendërsulmuesit, Victor Boniface për të shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve të takimit. Nigeriani realizoi pas asistimit të Granit Xhakës. Mesfushori shqiptaro-zviceran bëri një tjetër ndeshje me nivel, e zakonshme tashmë për të.

Shqiptari në skuadrën tjetër, Mërgim Berisha realizoi për Hoffenhem-in duke ngushtuar shifrat në 1-2 në minutën e 37-të.

Megjithatë, Leverkusen do të gjente dy gola të tjerë në pjesën e dytë të takimit.

Në minutën e 70-të, Alejandro Grimaldo fitoi 11 metërsh, ku edhe njëherë duhej ndërhyrja e VAR-it për të konfirmuar rastin.

Penalltinë e mori përsipër super talenti i Leverkusen-it, Florian Wirtz, i cili e shndëroi në gol dy minuta më vonë.

Vetëm tre minuta pas golit të Wirtz-it, Boniface do të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin për miqtë, duke vulosur një fitore të rëndësishme.

Me fitoren e arritur, Leverkusen ngjitet në vendin e katërt në renditjen e Bundesliga-s me 6 pikë, po aq sa ka edhe Hiddenheim-i i vendit të tretë, si dhe Bayern Munich (një ndeshje me pak), Frankfrut dhe Freiburg që janë posht tij. Hoffenheim qëndron në vendin e 12-të me 3 pikë.

Dortmund-i dhe Leipzig-u mbajnë aktualisht kryesimin e Bundesliga-s pas tre javëve të para me nga 7 pikë.

Në Bundesliga u zhvilluan gjithashtu edhe katër takime të tjera paralelisht me duelin Hoffenheim – Leverkusen. Stuttgart triumfoi 1-3 në transfertën e Monchengladbach-ut, Leizpig-u barazoi pa gola ndaj Union Berlin-it në shtëpi, Freiburg-u mundi 2-1 Bochum-in në shtëpi, ndërsa Frankfurt-i fitoi 1-2 në transfertën e Wolsfburg-ut.

Dueli i fundit i ditës në Bundesliga do të jetë ai mes Kiel dhe Bayern Munich, i cili do të fillojë nga ora 18:30.

Të dielën do të zhvillohen dy përballjet e fundit të javës së tretë në Bundesliga: Augsburg – St. Pauli, Mainz – Bremen.

Kujtojmë se java e tretë në Bundesliga nisi të premten me ndeshjen Dortmund – Hidenheim, e përfunduar me triumfin 4-2 të verdhezinjëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore