Përballje

Bundesliga/ Java e dytë, “dramatike” për ekipet pritëse


Ndeshjet e së shtunës në Bundesligë, ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes RB Leipzig dhe FC Koln përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Të parët shënuan Leipzig në minutën e nëntë me anë të Dani Olmo-s, por goli u anulua për shkak të një prekje me dorë.

Por, në minutën e 36-të, Timo Werner shënoi në rikthimin e tij te Leipzig për t’i dhënë epërsinë skuadrës gjermane.

Në minutën e 40-të, Koln barazoi rezultatin me anë të Dietz.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Leipzig mbeti me 10 lojtarë, pasi Szoboszlai u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, Leipzig gjetën përsëri epërsinë, këtë herë me anë të Nkunku-s, por as ky gol nuk mjaftoi për fitore pasi vendasit shënuan një autogol për t’i dhënë barazimin Koln-it.

Në anën tjetër, ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Augsburg u përmbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Augsburg shënuan të parët me anë të Jensen në minutën e 15-të, ndërsa Bayer Leverkusen barazuan rezultatin në minutën e 43-të, me anë të Aranguiz.

Në minutën e 82-të, ishte Hahn ai i cili i dha këtë fitore mjaft të vështirë Augsburg-ut.

Më tej, ndeshja mes Hertha Berlin-it dhe Eintracht Frankfurt-it përfundoi po ashtu me rezultat të barabartë 1:1.

Epërsinë e parë e morën Hertha Berlin-i, të cilët shënuan në fillim të ndeshjes, në minutën tretë me anë të Serdar.

Kampionët e Europa League, barazuan rezultatin në minutën e 48-të me Kamada-n, por nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen.

Ndeshjet e tjera në Bundesligë, përfunduan kështu:

Hoffenheim 3:2 Bochum

Werder Bremen 2:2 Stuttgart

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore