Sport

Bundesliga, dita e barazimeve, rekordeve dhe dështimeve të mëdha


U zhvilluan shtatë ndeshje të javës së parafundit në Bundesliga.

Katër nga ndeshjet përfunduan në barazim, me tre fitoret që nxorrën humbës të mëdhenjë.

Schalke – Eintracht

Një ndeshje që pa shtatë gola, ishte një humbje e papritur për mysafirët.

Schalke shënoi katër herë në këtë ndeshje, me Andre Silva-n që përkundër dy golave, nuk arriti t’i ndihmojë më shumë skuadrës.

Huntelaar, Idrizi, Flick dhe Hoppe shënuan për skuadrën e Bundesliga 2.

Silva dy herë dhe N’Dicka shënuan për Frankfurt-in që mbetet prapa Dortmund-in dhe Wolfsburg-it me një ndeshje më shumë.

Freiburg – Bayern

Kampionët nuk arritën fitoren një ndeshje pas sigurimit të titullit.

Ata barazuan 2-2 me Freiburg-in.

Këta të fundit nuk arritën të përfitojnë nga gabimi i Monchengladbach-it, që humbi 2-1 nga Stuttgart.

Lewandowski barazoi rekordin e Gerd Muller-it për më së shumti gola në një sezon të Bundesliga-s, plot 40.

Gulde dhe Gunter shënuan për vendasit kurse Sane shënoi golin tjetër për bavarezët.

Barazimi i Union Berlin-it përballë Leverkusen-it, do të thotë që kryeqytetasit shkojnë në ndeshjen e fundit me avantazh për pozitën në Conference League.

Lufta për mbijetesë

Augsburg-u siguron mbijetesën me fitoren 2-0 përballë Werder-it.

Këta të fundit zbresin në zonën play-out, në vendin e 16-të.

Nga gabimi i tyre dështoi të përfitoj Koln, që barazoi 0-0 me Hertha-n.

Kurse, Arminia Bielefeld, me barazimin përballë Hoffenheim, u ngjit në zonën e sigurt një javë para fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore