Sport

Bundesliga/ Bayern-i ndeshje të lehtë në letër, Leizpig në kërkim të fitores


Bundesliga gjermane do të presë pesë ndeshje të shtunën, për llogari të javës së pestë të sezonit 2021/22. Mes skuadrave që do të zbresin në fushën e blertë do të jenë edhe kampionët në fuqi të Bayern Munich-ut.

Java e pestë e Bundesliga nisi ditën e premte me takimin Hertha – Greuther Furth, e përfunduar me rezultatin 3-1 për vendasit.

Të shtunën, katër sfida do të luhen duke filluar nga ora 15:30. Mainz-i do të presë Freiburg-un. Vendasit kanë nëntë pikë pas katër javëve të para, ndërsa miqtë tetë pikë.

Armina Bielefeld-i do të presë Hoffenhim-in. Tre pikë në renditje kanë vendasit pas katër javëve të para, kundrejt katër pikëve që kanë miqtë.

Byern-i do të presë Bochum-in. Bavarezët kanë 10 pikë në renditje pas katër javësh, ndërsa për miqtë janë tre pike në renditje.

Augsburg-u do të presë Monchengladbach-un. Në katër javët e para, vendasit kanë dy pikë, ndërsa miqtë katër pikë.

Ndeshja e fundit e të shtunës do të jetë ajo mes Koln-it dhe Leipzig-ut, e cila do të luhet duke filluar nga ora 18:30. Shtatë pikë kanë në renditje vendasit, pas katër javësh. Miqtë kanë grumbulluar tre pikë në katër javë.

Të dielën do të luhen tre ndeshjet e mbetura në Bundesliga: Stuttgart – Bayer Leverkusen, Wolfsburg – Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund – Union Berlin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore