Kampionate

Bundesliga/ Bayern-i fitore bindëse, Dortmund-i dhe Freiburg-u e ndjekin


Përfundojnë pesë ndeshjet e para për këtë të shtunë në Bundesliga-n gjermane. Bayern Munich-u, Borussia Dortmund-i dhe Freiburg-u arritën të merrnin tri pikët e radhës.

Ndeshjet u luajtën për javën e 10 në Bundesliga. Rezultat disi surprizues ishte humbja në shtëpi e Bayer Leverkusen-it nga Wolfsburg-u.

Bayern-i fitoi me rezultatin 5-2 në transfertë përballë Union Berlin-it. Për bavarezët shënoi dy gola Robert Lewandowski dhe nga një gol Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Leroy Sane. Muller gjihashtu dhuroi dhe tre asiste. Niko Giesselmann-i dhe Julian Ryerson-i shënuan për Union-in.

Ditë historikë për Bayern-in, pasi behët skuadra e parë që shënon 38 gola në 10 javët e para të Bundesliga-s.

Dortmund-i fitoi me rezultatin 2-0 përballë Koln-it. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Thorgan Hazard-i dhe Steffen Tigges-i.

Freiburg-u fitoi me rezultatin 3-1 përballë Greuther Furth-it. Golat për vendasit u shënuan nga Nicolas Hofler-i, Vincenzo Grifo dhe një autogol i Simon Asta-s. Për miqtë shënoi Jamie Leweling-u.

Wolfsburg-u ka triumfuar me rezultatin 2-0 në fushën e Bayer Leverkusen-it. Golat për miqtë u shënuan nga Lukas Nmecha dhe Maximilian Arnold-i.

Mainz-i fitoi me rezultatin 2-1 në fushën e Armina Bielefeld-it. Golat për miqtë edhe nga Jae-Sung Lee dhe Jonathan Burkardt-i. Për vendasit shënoi Jacob Laursen-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore