Përballje

Bundesliga 28: FC Koln vs Mainz


Bundesliga ka hyrë në raundin e 28 të ndeshjeve për titullin e kampionëve të Gjermanisë.

FC Koln do të ndeshet me Mainz – vendi i 17 (Koln me 23 pikë) lufton vendin e 16 (Mainz me 25 pikë). Koln do të presë në stadiumin RheineEnergie Mainz-in, mbremjën e ditës së diel (11 prill) në orën 17:00.

10 ndeshjet e fundit për Koln-in ka qenë një përzjerje disfatash, fitoresh dhe barazimesh por, më shumë bëhet fjalë për humbje se sa për fitore.

Konkretisht janë gjashtë humbje: kundër Regensburg-ut 3 – 2, me Eintracht Frankfurt 2 – 0, me Bayern Munich 5 – 1, me Union Berlin-in 2 – 1 dhe me Woflsburg-un  1 – 0.

Ndërsa fitoret, i ka kundër Arminia Bielefeld 3 – 1 dhe kundër Borussia Monchengaldbach 1 – 2.

Me Verder Bremen ka barazuar 1 – 1 dhe me Dortmund-in, me rezultat 2 – 2.

Ndërkohë, Mainz numëron katër fitore, katër barazime dhe dy humbje, në 10 takime e fundit.

Kundër Stuttgart-it (1 – 1) dhe Augsburg-ut Mainz-i regjistron të vetmet humbje gjatë 10 takimeve të fundit. Më pas, kundër Union Berlin (1 – 0), Borussia Monchengladbach (1 – 2), Freiburg (1 – 0) dhe Hoffenheim (1 – 2), Mainz ka triumfuar.

Dhe, me Bayer Leverkusen (2 – 2), Schalke (0 – 0), Numberg (2 – 2) dhe Arminia Bielefeld (1 – 1), ka barazuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore